S’mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta dhe ku dashuria nuk ekziston më

Aktori dhe regjisori i njohur Keanu Reeves, me një shkrim të postuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Ai, e ka dëshmuar edhe një herë se mund të jetë shembulli më i mirë i asaj se çfarë mund të shkrujë një burrë për gjërat që e rrethojnë, tmerret që kanë kapluar shumë vende, e trendet e fundit jo fort praktike që aktualisht po mbizotërojnë në shoqërinë tonë, shkruan lajmi.net.

Keanu i cili njhet për rolet e tij në filmat: ‘Speed’, ‘The Metric’, dhe ‘Bill & Ted’s Excellent Adventure’, është bërë inspirimi i shumë ndjekësve të tij, ndërsa ajo çfarë ka shkruar është shpërndarë në rrjetet e ndryshme sociale te një numër i konsiderueshëm i njerëzve.

Në veçanti duke e nisur tekstin me këto fjalë, ai ka theksuar se nuk dëshiron të jetë pjesë e botës ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet dhe mendon se kjo nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti.

Ky është potimi i plotë i tij:

Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund te mbështetesh te dikush vetëm kur te thotë “te premtoj”.

Ku gratë nuk duan fëmije dhe burrat nuk duan një familje.

Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit te makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetoje ju se ju jeni askush.

Ku njerëzit deklarojnë në mënyre flasë se besojnë në Perëndi me një gote alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë se tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mire.

Ku njerëzit riparojnë çdo zhurme të makinës se tyre, duke mos kursyer para dhe kohe, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makine e shtrenjte mund të fshehe atë qe janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve ne klubet e natës, nen tinguj primitive dhe vajzat bien ne dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë me te identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që unë nuk e kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja me shume se askund…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button