Rrihet barbarisht nga familja, gruaja shtatzënë humb fëmijën

Një grua 6 mujashe shtatzënë ka humbur fëmijën e saj të palindur, pasi bashkëshorti i saj e rrahu për vdekje. 20-vjeçarja, viktimë e dhunës, tha se burri i saj kishte nisur sulmin mbi të me një shkop druri, më pas duke i prerë flokët me një palë gërshërë dhe duke e rruar në disa pjesë të kokës.  Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ashkamish, provincë e Takhār, Afganistan. Kreu i Departamentit të Çështjeve për Gratë, Ramz Ara, e ka dënuar ashpër sulmin.

Gjithashtu ajo ka pohuar se nëna dhe kunata e kanë ndihmuar bashkëshortin e saj që ta lidhnin me një litar dhe më pas e kanë rrahur barbarisht në mënyrë të pakuptimtë.

“Ajo është gjymtuar dhe për shkak të dhunës ajo ka humbur fëmijën e saj”, ka thënë ai.

Viktima aktualisht ndodhet në spital në Kunduz.

Zëdhënësi i policisë tha se bashkëshorti i saj Sarbaland është në arrati, ndërsa dy kriminelët e tjerë ndodhen në Kabul.

Incidenti thekson dhunën endemike kundër grave në shoqërinë afgane, pavarësisht reformave të ndryshme të ndërmarra që prej 2001 me ndërhyrjen e SHBA-së./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button