Pas mbarimit të ndeshjes Shkëndija – Boleslav, me mjete të forta janë gjuajtur 4 vetura (FOTO)

Pas mbarimit të ndeshjes së mbrëmshme futbollistike mes KF Shkëndijës dhe Mllada Boleslavit, persona të panjohur, në rrugën “Gjorçe Petrov” të Shkupit, me mjete të forta kanë gjuajtur drejt katër veturave, në pronësi të tre tetovarëve dhe një gostivarasi, njofton Portalb.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Gjorçe Petrov”, pas mbarimit të ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija dhe Mllada Boleslavit, persona të panjohur, disa prej të cilëve nga ato kan5 qenë me maska, kanë gjuajtur me mjete të ndryshme; gur, bekaton, pllaka dhe të ngjashme; drejt automjeteve – Audi me targa të Tetovës, drejtuar nga A.M. (1983) nga fshati Nerasht, Volkswagen Pasat me targa targa të Tetovës, drejtuar nga A.M. (1989) nga fshati Përshefcë, BMW me targa të Zvicrës, drejtuar nga I.N. (1974) nga fshati Pallçishte e Poshtme dhe Audi 7 me targa të Gjermanisë, drejtuar nga A.T. (1976) nga Gostivari”, thotë për Portalb, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Natalija Spirova.

Pronarët e këtyre veturave, ngjarjen e kanë paraqitur në stacionin policor në Tetovë, ndërkaq në lidhje me kryerësit e këtij akti, policia thotë se ende nuk dihet se kush janë dhe se po punohet për identifikimin e tyre.

Gjorçe, Foto e siguruara nga një lexues i Portalbitsiguruara nga një lexues i Portalbit
Gjorçe, Foto e siguruara nga një lexues i Portalbit
Gjorçe, Foto e siguruara nga një lexues i Portalbit
Gjorçe, Foto e siguruara nga një lexues i Portalbit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button