Humben dy persona në malet e Bistras, Rejnxherat dhe Tigrat e gjejnë njërin pa shenja jete

Një djalë bashkë me babain e tij tanimë më shumë se dy javë humbur, në shpatet e malit Bistra, ndërkaq për fat të keq kjo ngjarje po merr përmasa tragjike, transmeton Portalb.

Babai Lubumir djali i tij 50 vjeçar Sasho, përpara  15 ditëve i kanë humbur kontaktet në vilën e tyre në Lazaropole, dhe më pas u janë zbrazur bateritë e celularëve që edhe më të vështirë e kanë bërë që të njëjtëve t’u gjenden gjurmët.

Megjithatë, është gjetur një kufomë në malet e atij rajonit, për të cilin besohet se bëhet fjalë për njërin nga dy të humburit.

Ashtu siç mëson “Dnevnik”, organet hetuese kanë konstatuar se trupi është i 78 vjeçarit, Lubomir Micevski, i cili ka humbur bashkë me djalin e tij, përcjellë Portalb.

“Njëqind vjet të kërkonim nuk do të kishte gjasa që ta gjejmë në atë vend. Këmba e njeriut nuk shkelë në atë vend. Sipas të gjitha gjasave babai ka menduar se në atë kthesë do të del në rrugë dhe ka rënë. Plaku është rrëzuar në karpat e pjerrëta dhe sipas të gjitha gjasave mbi dhjetëra metra lartë”, thotë komandanti Refik Pajkovski.

Djali nuk është gjetur. Komandanti thotë që ende janë duke e kërkuar.

“30 vjet jam në detyrë dhe nuk kam pasur kësi rasti. Edhe njësiti special me litarë edhe qentë e kërkojnë tërë terrenin. Është e çuditshme që edhe kafshët e egra nuk e kanë gjetur. Mezi e kemi nxjerrë trupin, madje në ora 22:00. Kemi kërkuar ndihmë nga armata, nuk mundeshe të shkojmë me helikopter as me kalë. Njësiti special i Tigrave dhe Rejnxherave janë lëshuar fillimisht me litarë, dhe pastaj në këmbë”, thotë komandanti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button