Kreu i TIKA-s: Turqia nuk do të shndërrohet në një Irak apo Siri

Turqia nuk do të shndërrohet në një Egjipt, Irak apo Siri pasi presidenti i saj, partitë opozitare dhe Parlamenti qëndrojnë të bashkuar, deklaroi kreu i Agjencisë së Turqisë për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Cam, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dikur ishte ASALA (grupacion terrorist armen) pastaj u shfaq PKK, DAESH-i dhe tani FETO (Grupi terrorist i Fetullah Gylenit). Këto lojëra dinake do të vazhdojnë të luhen për aq sa vazhdon suksesi i panjollosur i Turqisë”, deklaroi Cam për AA.

“Pastrimi radikal (i elementeve FETO) do të shënojë një epokë të re në Turqi”, shtoi më tej.

Cam theksoi se grusht shteti i dështuar më 15 korrik shfaqi vullnetin dhe trimërinë e kombit turk që tejkaloi mekanizmat e shtetit.

Duke punuar nën kryeministrinë e Turqisë, TIKA zbaton shumicën e ndihmës së Turqisë në vendet në zhvillim.

Sa i përket kritikave për mbulimin e mediave perëndimore të përpjekjes së FETO-s për grusht shtet, Cam tha se nuk ishte i “habitur”, duke iu referuar qasjes hipokrite të mbulimit të zhvillimeve në parkun Gazi gjatë vitit 2013 si dhe polemikave për hetimet për korrupsion në dhjetor të vitit 2013.

“Është e qartë se pavarësisht provave të cilat i ofrojmë për të shpjeguar, disa media perëndimore nuk do të raportojnë në favor të Turqisë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button