(E plotësuar) Rasti i Kumanovës, avokati: Keqtrajtohen ata që reagojnë në seanca

Çdoherë keqtrajtohen ata që reagojnë. Jam i sigurt se arsyeja për keqtrajtimin e Sevdail Miftarit është se ai ka reaguar pas deklaratës së dëshmitarit të koduar. Kjo ishte përgjigja e avokatit mbrojtës, Naser Raufi, në pyetjen e Portalbit, se a është tortura ndaj Miftarit, si pasojë e reagimeve të tija të shpeshta në seancë gjyqësore, kur ky i fundit shpesh e ka adresuar fajin për rastin e Kumanovës te shërbimet sekrete të shtetit, raporton Portalb.

Avokati Raufi, ka njoftuar se mjekët që intervenuan, i kanë konstatuar lëndimet e Miftarit nga seanca e 22 korrikut, por duke pohuar se nuk i ka këmbët e thyera.

Përndryshe, i akuzuari i “Grupit të Kumanovës”, Sevdail Miftari, sot është ankuar për lëndime trupore, me këtë rast në Gjykatë ka arritur edhe vetura e Ndihmës së Shpejtë, raporton Portalb.

Pasi që seanca zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, sepse po japin deklarata dëshmitarët e mbrojtur, lajmin për intervenimin mjekësor, e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç.

Sipas avokatit Almir Alispahiç, Miftari është keqtrajtuar nga policia gjatë transportit nga seanca që u zhvillua javën e kaluar. Familjarët dhe avokatët që nga fillimi i procesit kanë akuzuar se të burgosurit e rastit të Kumanovës vazhdimisht po keqtrajtohen nga policia, megjithatë deri më tani asnjë nga përfaqësuesit e policisë nuk është dënuar.

Raportuesi i Portalbit njofton se seanca e radhës me  dëgjimin e deklaratave të dëshmitarëve të koduar, do të mbahet më 6 shtator. /Portalb

Rasti Kumanova

13874857_10210226564923245_1980642619_n

 

Rasti Kumanova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button