BKG: Maqedonia është vendi më i keq për cilësinë e jetesës

Maqedonia në vendin e fund në Evropë sipas “kualitetit të qëndrueshëm të jetesës”, thotë ndërmarrja konsulentë për menaxhment global “Boston consulting group” (BKG), njëra nga ndërmarrjet këshilluese botërore për biznes – strategji, në raportin e saj për vitin 2016, njofton Portalb.

BKG, e ka matur “jetesën e qëndrueshme”, në një vend ndaj bazës së 44 indikatorëve të ndryshëm, ndërkaq Bruto Prodhimi Vendor për kokë për banori, është njëri nga ata. Indikatorët, mes tjerash e masin edhe përqindjen e papunësisë, inflacionin, përhapjen e sëmundjeve, jetëgjatësinë, shkollimin, kualitetin e infrastrukturës, gjendjen e mjedisit jetësor, kontrollin ndaj korrupsionit, liritë e shtypit dhe shumë të tjera.

Hartën që mund ta shihni më lartë është e raportit të BKG-së për vitin 2016.

Në atë, Maqedonia ka notë më të vogël, 4.29, ndërkaq menjëherë pas saj është Mali i si me 43.3 dhe Moldavia 44.5, transmeton Portalb.

Më poshtë, janë Bosnja dhe Hercegovina 48.5, Ukraina 49.1 dhe Shqipëria me 50.

Më mirë jetojnë ata që banojnë në Norvegji (1oo e pastër), pas saj është Holanda 95 dhe Gjermania 93.6.

Nga vendet tjera të Ballkanit më mirë jetojnë në Slloveni me 63.4, ndërkaq më pas janë Greqia 62.6, Serbia 53.7, Kroacia 50.4 dhe Bullgaria 48.6. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button