Bulqizë, gruaja qëllon gjashtë herë me thikë burrin

Prangoset gruaja, pasi plagosi burrin teksa ishte në gjumë. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe burri ndodhet në Spitalin e Dibrës jashtë rrezikut për jetën, por është arrestuar në flagrancë nga Policia për “Armëmbajtje pa leje”.
Në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë model 63 si dhe një krehër me 10 fishekë.

Autorja e krimit në familje është Rudina Basha, 36 vjeçe, banuese në Bulqizë. Arrestimi i saj u bë pasi rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasja Rudina Basha, dyshohet se ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e marrë me qira nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin e saj Besnik Basha, 45 vjeç, lindur e banues në Dragu-Bulqizë, gjatë kohës që ai ka qenë në gjumë.

Pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e Policisë të shtetases së mësipërme, shkruan Panorama.al

I dëmtuari Besnik Basha është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit Peshkopi ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë , si arma e dyshuar e krimit.

Arrestimi

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, vepër e parashikuar nga nenet 79/c – 22 të Kodit Penal.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur Besnik Basha, pasi: Në vijim të veprimeve të përbashkëta të kryera me Specialistët Kundër Krimeve të Rënda, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë, ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë, model 63, së bashku me një kerhër me 10 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale . Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Basha i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button