Shtëpia e Fetullah Gylen të shndërrohet në WC publike

Autoritetet turke kanë propozuar që shtëpia e lindjes e të akuzuarit për grushtet, Fetullah Gylen në Turqi, të shndërrohet në WC publike.

Gazeta britanike, “Independent“, duke cituar mediet turke, ka shkruar se autoritetet turke kanë propozuar që shtëpia e lindjes në Turqi së klerikut mysliman në mërgim, Fetullah Gylen, i cili nga Ankaraja akuzohet për organizimin e pucit të dështuar ushtarak me 15 korrik, të shndërrohet ne ËC publike.

Gylen ka lindur në fshatin Koruxhuk, në provincën Erzurim. Propozimi u bë nga vetë banorët e fshatit.

Gazetari lokal, Latif Simsek, tha se kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka, kur dëgjoi për propozimin, por shtoi se vërtetësia e propozimit ju konfirmua nga prefekti i Erzurumit./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button