Apelohet verdikti për “Stairway to Heaven” i Led Zeppelin

Vendimi se kënga “Stairway to Heaven” e grupit Led Zeppelin nuk është plagjiat është dërguar në një gjykatë apeli në Los Angeles të SHBA-ve, raporton Reuters.

Ankesa ishte bërë nga Michael Skidmore, kujdestari i këngëve të Randy Wolfe, pjesëtarit të grupit, Spirit.

Ankuesi nuk ka arritur më parë të bind një juri të një gjykate në Los Angeles për pretendimin se pjesa e fillimit e këngës që luhet me kitarë është e vjedhur.

Ankesa është bërë në fund të muajit qershor, por gjykata në Los Angeles vetëm tash e ka pranuar se vendimi i tyre është dërguar në Apel.

Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi i apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button