Kuvendi do të debatojë për ligjet e dakorduara nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 14:30 do ta mbajë seancën e 113-të në të cilën në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të dakorduara nga ana e përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në drejtim të përgatitjes së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dalje nga kriza politike.

Bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, Ligjit për procedurë penale dhe Kodit Zgjedhor. Ligjet do të miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa propozues janë koordinatorët e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, LSDM-së Goran Sugareski, Artan Grubi nga BDI-ja dhe Bekim Fazliu nga PDSH-ja.

Për në orën 11, madje, është caktuar seanca e 109-të në rend dite të së cilës janë parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Seancë për parashtrim të pyetjeve të deputetëve mbahet çdo të enjten e fundit të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button