LSDM, thirrje publike për grupin mediatik

Një ditë pas harmonizimit të të gjitha ligjeve të parapara në marrëveshjen e arritur mes katër partive politike në vend, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, ka njoftuar se gjatë ditës është realizuar një takim mes kryetarëve të grupeve parlamentare të katër partive parlamentare, nënshkruese të marrëveshjes, me kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovskin, lidhur me miratimin e ndryshimeve të reja ligjore në seancën e kuvendit, e cila duhet të mbahet ditën e premte, njofton TVM2.

Sheqerinska shprehet optimiste se mosmarrëveshjet e paraqitura sot për nënshkrimin e ndryshimeve ligjore nga ana e kryetarëve të grupeve parlamentare do të tejkalohen.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Maqedonisë nuk ishte shumë inkurajuese, sepse pamë që partitë politike kanë shmangur firmosjen e ligjeve të cilat i harmonizuam. Ky nuk është sinjal i mirë. Por, shpresoj se ky problem do të tejkalohet”,- tha Radmilla Shekerinska.

Sheqerinska është shprehur edhe për rregullimin e çështjes së mediave. “Nuk kërkojmë asgjë të veçantë, vetëm të ketë profesionistë në të gjitha pozitat e rëndësishme dhe do të dëshmojmë se asgjë nuk është propozim i opozitës.

LSDM kërkon profesionalizëm dhe objektivitet në raportimin e mediave. Ju bëj thirrje të gjithë individëve profesionalë, agjencive profesionale gazetareske, shoqërive civile që të kandidojnë për “tub ere”-pjesë e trupit mediatik monitorues Ad-hok, i paraparë për mbikëqyrjen parazgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button