Mjaltë dhe kanellë, ilaç natyral

Tashmë është e ditur që përzierja e mjaltit me kanellën është shumë e shëndetshme.

Mjalti, edhe pse është i ëmbël, nëse merret në masën e duhur mund të shërbejë si ilaç edhe për diabetikët. Kjo është lista me sëmundjet që mund të kurojë përzierja e mjaltit me kanellën:

Ata që vuajnë nga zemra

Përzieni mjaltin me pluhur kanelle dhe lyeni bukën në vend të gjalpit rregullisht çdo mëngjes. Kjo përzierie ul kolesterolin në arterie dhe shmang sulmet në zemër. Përdorimi i rregullt i procesit të mësipërm ndihmon në funksionimin e duhur të frymëmarrjes dhe forcon zemër. Me kalimin e viteve, arteriet dhe venat humbasin fleksibilitetin dhe bllokohen më lehtë. Mjalti dhe kanella ndikojnë në rigjallërimin e arterieve dhe venave, transmeton 21 Media.

Ata që vuajnë nga artriti

Çdo ditë në mëngjes dhe në darkë, në një filxhan me ujë të nxehtë shtoni 2 lugë mjaltë dhe pak kanellë pluhur.

Ata që vuajnë nga kistet

Dy lugë gjelle kanellë të përziera me një lugë kafeje mjaltë në një gotë me ujë të vakët, shkatërrojnë mikrobet e fshikëzës së urinës.

Dhimbje dhëmbi

Krijoni një masë me një lugë kafeje kanellë dhe pesë lugë kafeje mjaltë dhe më pas lyeni dhëmbin që iu dhemb. Këtë mund ta përsërisni dy-tri herë brenda ditës.

Ftohje

Një lugë gjelle mjaltë dhe ¼ e lugës me kanellë, çdo ditë për tri ditë.

Çrregullime të stomakut

Kur keni dhimbje barku merrni një lugë gjelle mjaltë me kanellë pluhur për t’u qetësuar.

Puçrra

Tre lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë kafeje me kanellë pluhur. Pasi t’i përzieni mirë aplikojini në fytyrë në pjesët që shfaqet më shumë ky problem. Bëheni para se të flini dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët mëngjesin tjetër. Aplikoheni vazhdimisht për dy javë.

Erë e keqe e gojës

Një gargarë në mëngjes me një lugë kafeje mjaltë dhe kanellë pluhur në një gotë me ujë të nxehtë. Mban gojën tuaj të freskët gjatë gjithë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button