Shkup, nesër mbahet protestë për përkrahjen e Erdoganit dhe Turqisë

Organizata Joqeveritare “Klubi Elita”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin protestë, të cilën e organizon rrjeti i shoqatave joqeveritare në Maqedoni (MATUSITEB), për përkrahjen e “drejtësisë së popullit turk, presidentit Erdogan dhe Turqisë”, por dhe njëkohësisht të shprehin dhe mirënjohje për “vëllazërinë shqiptaro – turke”, e cila do të mbahet nesër në ora 20:00 para Urës së Gurit në Shkup (Sheshi Filipi i Dytë), njofton Portalb.

“Ejani nesër të përkrahim drejtësinë e popullit turk dhe Turqisë. Të nderuar miq dhe dashamir të vlerave bashkëkohorë qytetëruese. Ashtu sikur që deri dje gjatë luftës sonë për liri dhe drejtësi, ne shqiptarëve, krahas shumë popujve tjerë paqedashës, na dolën në përkrahje edhe populli turk dhe qeveria e Turqisë, sot ata kanë nevojë për përkrahjen tonë në luftën e tyre kundër terrorizmit. Populli turk dhe qeveria e Turqisë janë duke u ballafaquar me grupacione të dhunshme të cilët për qëllimet e tyre terroriste nuk kursyen as gjakun e popullit të tyre. Prandaj, të dalim nesër, të përkrahim protestat e organizuara nga sektori civil në vend dhe bashkërisht të protestojmë kundër vrasjeve të qytetarëve të pafajshëm në Turqi gjatë tentimit te fundit për grusht-shtet. Ejani edhe ju nesër ( e enjte) me fillim nga ora 20.00 para Urës se Gurit (sheshi Filipi i Dytë) dhe të shprehim mirënjohje për vëllazërinë shqiptaro-turke. Ejani edhe ju ta përkrahim Turqinë dhe kryetarin e saj Rexhep Taip Erdogan”, thuhet në thirrjen e Klubit Elita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button