Akt terrorist në Turqi, arrestohen dy shqiptarë nga Kosova dhe një nga Maqedonia

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë. Një makinë, në të cilën ndodheshin 3 terroristë ka sulmuar forcat e sigurisë turke në vendin e quajtur Nigde Ulukëshla. Një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 janë lënduar.

Gjatë kësaj kohe një person nga makina ka sulmuar me automatik kalashnikov dhe granata dore forcat e sigurisë ku kanë mbetur të vrarë 2 pjesëtar të forcave turke dhe 5 u plagosën. I vrarë ka mbetur edhe shoferi i një kampioni që ndodhej pranë vendngjarjes. 

Mediat turke e kanë quajtur këtë një sulm terrorist, pasi sipas tyre 3 persona të cilët flisnin edhe arabisht janë pjesëtarë të grupimit, shteti islamik i Irakut dhe Levantit, grup ky që ka lidhje të drejtpërdrejta me Al Kaeden. Mediat theksojnë se 2 prej personave të cilët ishin me nënshtetësi shqiptare janë me arrestuar në një klinikë, ku kanë shkuar për të marrë ndihmën e parë mjekësore pas plagëve të marra gjatë përleshjes me armë me policinë turke. 

Ndërkohë burime zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë konfirmuan për TopChannel se 3 personat e arrestuar në Nigde të Turqisë nuk janë me nënshtetësi shqiptare. Sipas Ministrisë së Brendshme, 2 nga personat e arrestuar janë shqiptarë nga Kosova ndërsa tjetri është shqiptar nga Maqedonia. 

Mediat vendase nuk japin identitetin e plotë të të arrestuarve, por theksojnë se dy prej tyre, me inicialet E.S dhe E.A janë 18 vjeç, ndërsa personi me inicialet C.R është 23 vjeç. Sipasmedias turke, terroristet kane hyre ne territorin turk nga Siria, por nuk thuhet se përse e kishin kaluar kufurin. 

Policia vendase u ka sekuestruar këtyre personave 7 bomba dore, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta dhe 2 thika ushtrie. Ende nuk është mësuar cili ka qenë qëllimi kryesor i këtyre personave, ndërkohë që vetëm pas përfundimit të hetimeve do të jepen detaje më të hollësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button