Risia: ja pse palestinezët e rinj po promovojnë online ceremonitë martesore te xhamia Al Aksa

Me ëmbëlsira, ceremoni të vogla fetare dhe disa fotografi para xhamisë Al Aksa në Jerusalem, të destinuara për Facebook, palestinezët e rinj të Jerusalemit janë duke i dhënë traditës së vjetër të ceremonisë martesore një kthesë moderne.

Me një synim jo vetëm për familjet dhe shoqërinë, foto si këto celebrohen nga mediat palestineze dhe platformat e rrjeteve sociale si shenjë e “devotshmërisë” ndaj xhamisë së tretë më të shenjtë të botës islame, si mënyrë për të mbrojtur prezencën e palestinezëve atje, në një kohë kur ekziston frika se muslimanët mund të humbin të drejtën për t’u falur në atë xhami.

Rami Majdi Kazzaz, 25 vjeç dhe gruaja e tij, Amira Azam Ghaith, 20 vjeçe, të dytë studentë në Universitetin Al-Quds në Jerusalem, kanë përshkruar këto foto të dasmës së tyre si një “akt të rezistencës”, duke inspiruar miqtë që të ndjekin shembullin e tyre.

“Fotot do të jenë në Facebook, Instagram dhe Snapchat, dhe do të inspirojnë tjerët të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Shumë njerëz, edhe pse nuk falin namaz, po vijnë të nënshkruajnë kontratën martesore tek Al Aksa”, thotë Kazzaz.

E referuar nga hebrenjtë si “Temple Mount”, kompleksi i xhamisë Al Aksa është një pikë e nxehtë dhune në mes të forcave të sigurisë izraelite dhe palestinezëve. Ndalesa sporadike e hyrjes në këtë kompleks për palestinezët, ka nxitur frikën se ata mund të humbin qasjen në këtë zonë historike.

Shumë palestinezë frikësohen nga shkatërrimi i xhamisë, një synim i promovuar nga kolonizuesit ekstremistë hebrenj, të cilët e vizitojnë këtë zonë gjithnjë më shpesh dhe përpiqen që të kryejnë ritualet e tyre fetare atje.

“Jemi shumë të lumtur që të mbajmë ceremoninë e dasmës në një vend të shenjtë si Al Aksa”, thotë Tala Serhan, 26 vjeçar nga Palestina. “Ne e ndjejmë si obligim që të bëjmë një veprim të tillë si kundërpërgjigje ndaj kolonialistëve të dhunshëm dhe sulmeve të papritura në këtë kompleks”.

Burri i Serhanit, Basem Zidani, 29 vjeç, i cili punon si kuzhinier, thotë se grupet politike kanë arritur sukses me programet e tyre të martesës, për shkak të dashurisë se banorëve palestinezë për xhaminë e lashtë.

“Mbajtja e xhamisë është e rëndësishme për ne si palestinezë të Jerusalemit”, thotë Zidani. “Është e domosdoshme të jemi prezentë këtu dhe të mbrojmë këtë vend”.

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button