Aksidenti në Kisella Vodë, ish sigurimi i Gruevskit – Urko, ka qenë vozitësi i BMW-së (FOTO+DOKUMENT)

Redaksia e NOVA TV-së, ka ardhur deri në informata nga burimet e saj në MPB, se ish sigurimi i kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Dejan Mitrovski – Urko, ka qenë vozitësi i BMW-së, në aksidentin e mbrëmshëm, me motoçikletë ku si pasojë, një djalosh 22 vjeçar po lufton për jetë.

Sipas procesverbalit të aksidentit, lëndime të rënda ka marrë i riu Stojanço Andonov, që më pas ka qenë i transferuar spital.

DOK

Përndryshe, mbrëmë, katërdhjetë minuta pas mesnatës, në bulevardin “Boris Trajkovski”, në lagjen Kisella Vodë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “BMW” dhe motoçiklete, nga i cili, 22 vjeçari – vozitës i motoçikletës, është lënduar rëndë.

Motoçiklisti me lëndime të rënda në trup, me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Kirurgji të Qytetit “Naumi i Ohrit”. Ashtu siç njoftojnë nga MPB, djaloshi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është në rrezik për jetë.

Vozitësi i “BMW-së” është me iniciale M.D. (43) nga Shkupi.

“Më 27 korrik, në ora 00:40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovski”, ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes një automjeti “BMW” me targa të Shkupit – drejtuar na M.D. (43) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda cbr” pa targa, drejtuar nga S.A. (22) nga Shkupi. Në fatkeqësisë, lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i motoçikletës, i cili me veturën e ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Kirurgjik “Naumi i Ohrit”. I njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë. Ekspertizë është kryer nga ekipi i SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin në fjalë, transmeton Portalb.

Aksident - Urko

 

Aksident - Urko

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button