Balena e bardhë e vetme në botë, shfaqet sërish (VIDEO)

Është parë sërish në brigjet lindore të Australisë, e famshmja balena e bardhë, e pagëzuar me emrin Migaloo.

Ajo është shfaqur pranë lokalitetit turistik të Byron Bay, në jug të  Brisbane, ndërsa në distancë qindra varka realizonin fotografi dhe video.

Migaloo, emri aborigen për ‘njeriun e bardhë’, është një balenë e seksit mashkull, e gjatë rreth 14 metra dhe është e vetmja balenë e bardhë e dokumentuar në të gjithë botën.

Për herë të parë është parë në vitin 1991 në afërsi të Byron Bay, kur ishte mes moshës 3 dhe 5 vjeç.

Migaloo, që është shumë e famshme në birgjet e Australisë,  eshtë xhiruara disa herë, ndërsa argëton “publikun” e tij të turistëve  me hedhj përpara aparateve fotografike./tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button