Twitter realizon 602 milionë dollarë të hyra për tre muaj

Rrjeti i njohur social Twitter në tremujorin e parë të këtij viti ka realizuar të ardhura prej 602 milionë dollarë, që është për 20 përqind më shumë se të ardhurat e fituara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania publikoi të dhënat për të ardhurat dhe fitimet e Twitter-it të realizuara në tremujorin e dytë të vitit.

Në tremujorin e dytë të vitit Twitter ka fituar gjithsej 602 milionë dollarë ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 100 milionë dollarë më pak.

Edhe pse ka realizuar rritje të të ardhurave prej 20 përqind, kjo është rritja më e ngadalshme e të ardhurave të Twitter-it që nga viti 2013, kur pati vërshuar tregun.

Përkundër kësaj, në komunikatën e kompanisë theksohet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka regjistruar humbje prej 107 milionë dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar poashtu ka regjistruar humbje prej 137 milionë dollarë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Twitter ka rritur për tre përqind numrin e përdoruesve aktivë të rrjetit social dhe ka arritur një shifër prej 313 milionë përdoruesve. Në mesin e përdoruesve, 82 përqind e tyre e përdorin këtë aplikacion në celular.

Twitter në këtë periudhë të vitit ka realizuar rritjen edhe nga të ardhurat e marketingut për 18 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke mbledhur 535 milionë dollarë. Prej tyre, 89 përqind e të ardhurave të realizuara nga reklamat në rrjetet telefonike.

Rezultatet e papritura të dobëta financiare të Twitter-it kanë shkaktuar edhe rënie të çmimit të aksioneve në bursë për më shumë se 11 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button