Mediat proqeveritare kanë formuar sindikatë të tyre të gazetarëve

Redaktorët dhe gazetarët e “Kurir”, “Sitel”, “Republika” dhe “TV Nova”, zyrtarisht janë pjesë e sindikatit të ri të gazetarëve të cilët të hënën e kanë regjistruar në Regjistrin Qendror nën emrin Sindikati i Pavarur i Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM 2), shkruan BIRN, transmeton Portalb.

Bëhet fjalë për sindikatë paralel, duke e pasur parasysh atë që gazetarët dhe punëtorët medial tanimë gjashtë vjet kanë sindikatin e tyre “Sindikata e gazetarëve të Maqedonisë”.

Sindikat

Kryetar i sindikatit të ri, sipas Regjistrit Qendror është Gladimir Markovski, redaktor i TV Nova-s. SPGM (2), ka edhe degët e saj, kryetare e organizatës sindikale në TV Sitel është Ivona Taleska, në Republika, Biljana Babiq, ndërkaq në Kurir, Ivana Efremovski.

Përndryshe, të gjitha  mediat e lartpërmendura, njihen në publik për qëndrimet e tyre të afërta me partinë aktuale në pushtet VMRO – DPMNE.

Për më shumë lexojeni tekstin e plotë: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button