Reali e Barcelona, vlera me e larte ne merkato

Futbolli spanjoll dominon si në fushën e gjelbër ashtu edhe jashtë saj përsa u përket klubeve.

Sipas një klasifikimi të “Transfermarkt”, Reali i Madridit dhe Barcelona janë skuadrat me vlerën më të lartë në merkato, madje janë të shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjerë evropiane, transmeton TCH.

Skuadra kampione në fuqi e Kontinentit, Reali sipas transfermarkt rezulton të ketë një vlerë prej 783.3 milionë Euro. Nuk është shumë larg Barcelona, vlera e së cilës kap shifrën e 767.5 milionë Eurove. Podiumi plotësohet nga kampionët e Gjermanisë të Bajernit të Mynihut që gjithsesi është larg dy gjigantëve iberikë, pasi vlera në merkato e këtij klubi është 574.7 milionë Euro

Pas Bajernit, pozicionohet 2 skuadra të Premier League, Çelsi në vendin e katërt dhe Mançester Siti në të pestin, të ndjekur në vendin e 6 nga finalistët e Ligës së Kampioneve, Atletiko Madrid. Arsenali është në vendin e 7 duke lënë pas Man. Junaitid .

Dhjetëshja e klubeve me vlerën më të lartë në merkato sipas “Transfermarkt” plotësohet nga Paris Sën Zhermen dhe Juventusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button