Zvicër, përgatitet aplikacioni telefonik që paralajmëron akte terroriste

Zvicra po planifikon krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë për informimin e popullatës në lidhje me terrorin dhe katastrofat natyrore. Bëhet e ditur se aplikacioni i njëjtë do të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të vendit, Ministria zvicerane e Mbrojtjes po përgatitet për futjen në përdorim të një aplikacioni të ngjashëm me atë që po përdoret në Francë dhe në disa qytete në Gjermani i cili pas sulmeve terroriste informon qytetarët se nga cilat rrugë apo sheshe duhet qëndruar larg dhe në cilat linja të transportit publik ka pengesa.

Nryshe, në Zvicër ekziston sistemi me SMS që u lëshua në përdorim në vitin 2011 për paralajmërime në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve dhe aplikacionin ALERTSWISS për telefona celularë për paralajmërime në lidhje me fatkeqësi natyrore, siç janë tërmetet, vërshimet dhe aksidentet bërthamore.

Njoftohet se edhe aplikacioni për paralajmërime në lidhje me aktet terroriste do të përfshihet në ALERTSWISS, i cili veçmë ka 26 mijë përdorues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button