Ministri Xhaferi në Konferencën “Përforcimi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe civile”

Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vauter Plomp dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian  Jaromir Leviçek sot shënuan fillimin e IPA Tvining projektit “Përforcimi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe civile”, të financuar nga ana e Bashkimit Evropian, të cilin Ministria e Drejtësisë e zbaton në periudhë prej 8 muajsh në partneritet me Qendrën për bashkëpunim ndërkombëtarë juridik të Mbretërisë së Holandës.

“Qëllimi kryesor i këtij tvining projekti është përforcimi i kapaciteteve të Sektorit për ndihmë ndërkombëtare juridike në Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorisë Publike, gjykatave dhe institucioneve tjera që janë të kyçura në ndihmën ndërkombëtare juridike”, theksoi Xhaferi.

Ministri Xhaferi potencoi se “Nga njëra anë paraqitet nevoja për rregullimin e marrëdhënieve personale, familjare, të punës, pronësore dhe marrëdhënieve tjera materiale – juridike, marrëdhënie me element ndërkombëtar. Njerëzit udhëtojnë, punësohen, lidhin martesë, blejnë, trashëgojnë, arsimohen, me çka në mënyrë të patjetërsueshme hynë në marrëdhënie juridike me element ndërkombëtar dhe për këtë arsye duhet të përcaktohen rregulla për kompetencën e gjykatave dhe organeve tjera të Republikës së Maqedonisë për shqyrtimin e këtyre marrëdhënieve, rregulla të procedurës dhe rregulla për njohjen e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të organeve të tjera të shtetit të huaj. Nga ana tjetër është i pa kontestueshëm fakti që në botën bashkëkohore krimi nuk njeh kufij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button