Durguti me fitore i hakmerret gjermanit Uhlig

Tenisti shkupjan Besir Durguti ka vazhduar qëndrimin e tij në Serbi, ku po zhvillohen disa turne mjaft të rëndësishëm FUTURES. Pas arritjes së kualifikimit në turneun kryesor në Beograd dhe në dyshe në duelin çerekfinal, Durguti tani ka vazhduar në turneun tjetër që është duke u zhvilluar në Somobor, e që i njëjti është me find prej 10 mijë dollarë.

Tenisti shkupjan kishte një fillim të mirë edhe këtu, duke fituar tri raundet e para kualifikuese dhe tani ai do të jetë në turneun kryesor, ku sigurisht se e presin sfida të reja.

Për të arritur në turneun kryesor, Besiri fillimisht e kishte mundur kroatin Karllo Kraniç (6-1, 6-4), në raundin e dytë ishte më i mirë se serbi Bogdan Bajiq duke e mundur me rezultat 7-5, 6-1, ndërsa në raundin e tretë që i mundësoi futje në turneun kryesor e mundi gjermanin Daniel Uhlig, kur rezultati ishte 3-0 për Durgutin, gjermani e dorëzoi meçin. Ishte ky Uhlig që e kishte eliminuar Dutgutin në turneun e parë në Beograd. Tani në meçin e parë që do të luajë në turneun kryesor, Durguti do të ketë përballë bartësin e parë të turneut, kroatin Kristijan Mesarosh, i cili është i 425 në ATP listën botërore. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button