Shkupi shënon 53 vjet nga tërmeti katastrofik

Shkupi sot me shumë aktivitete dhe manifestime e shënon 53-vjetorin nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, ku 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.

Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve në mëngjes në Varrezat e qytetit në Butel do të vendosin lule para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik.

Në Qendrën kulturore-informative – Shkup, prej orës 9 deri në ora 17 do të realizohet aksion tradicional i dhurimit të gjakut i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe ekspozitë e fotografive. Do të eksponohen 50 fotografi nga aktivitetet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë për krizën e migrantëve. Do të ndahen edhe mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët, përkrahës dhe vullnetarë të cilët kanë dhënë kontribut në tejkalimin e nevojave humanitare të personave të cilët kanë kaluar nëpër shtetin tonë.

 

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5 e 43 minuta. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërkohë që mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Shkupi u godit nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel tek të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin, kështu që Shkupi u bë qytet i solidaritet ndërkombëtar.

Menjëherë pas katastrofës. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipet profesioniste nga OKB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

земјотрес 63та   .jpg

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikën për ndërmarrjen e masave për rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për dhënie ndihmë Shkupit.

земјотрес 63та    .jpg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button