Vëllai i Armela Segashit, ka një thirrje për të gjithë, kjo është kërkesa e tij

Vëllai i Armela Segashit, njërës nga viktimat që humbi jetën në sulmet e Munihut, Arbnor Segashi përmes një postimi në facebook, ka falënderuar të gjithë njerëzit që u solidarizuan në kohë dhimbjeje me ta, për humbjen e motrës së tij, por ai iu bën thirrje të gjithëve që t`i injoroni thirrjet për ndihma në para

“Ju lus të gjithëve që t`i injoroni thirrjet për ndihma në para. Falënderoj veç e veç secilin që ka dhënë ndihmë ose që ka dashur të ndihmojë. Një pjesë e madhe e parave të grumbulluara do të shkojë për fëmijët në nevojë. Ju lutem ndërpritni dhënien e parave. Ne i kemi mundësitë për të transportuar motrën tonë dhe për ta varrosur atë në vendlindje. Unë e di se ju dëshironi të ndihmoni dhe të na e lehtësoni gjendjen, por as paratë e gjithë botës nuk na ndihmojnë më. Ne na duheni JU! Bashkëndjenja dhe forca e juaj”, ka shkruar Abnori në llogarinë e tij në facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button