Benzema gati për “El Clasico”

Karim Benzema vihet nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe mund të luajë titullar në “El Clasicon” e së Dielës. Sulmuesi francez, i cili u dëmtua ndaj Malagas në kampionat, iu bashkua grupit në stërvitje, pasi nuk ka shqetësime fizike. 

25-vjeçari mungoi në seancat e para të javës anti-Barcelonë, duke dhënë përshtypjen se nuk do të riaftësohej në kohë për superndeshjen e javës së 29 të Primera Divizion, por lajmet e fundit që vijnë nga Valdebebas janë shumë premtuese.

Përveç se te Benzema, Ancelotti mund të mbështetet edhe tek mbrojtësi portugez Pepe, i cili gjithashtu ka patur probleme fizike ditët e fundit. Në seancën e fundit stërvitore iu bashkuan grupit edhe titullarët që luajtën në Champions, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Di Maria, u stërvitën në palestër. 

Përveç Jese Rodriguez, i cili u operua në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi ndaj Shalkes, në infermieri ndodhen Sami Kedhira dhe Alvaro Arbeloa, që vijojnë procesin e riaftësimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button