Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë

Në një intervistë për televizionin Telma në të cilën zëvendëskryeministri i Qeverisë Nikola Todorov, flet për marrëveshjen e arritur midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, i pyetur nga gazetarja për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve, ka thënë se bien në ujë kundërshtimet e LSDM sepse siç thotë ai: “Shumica e votuesve që do të fshihen nga listat e votimit janë shqiptarë dhe janë votues në njësisë zgjedhore numër 6”.

Në vazhdim ai ka deklaruar se po të ishin maqedonas këto votues fantazmë, siç pretendon LSDM, atëherë OBRM-PDUKM në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të kishte 18 deputetë ndërsa BDI dhe PDSh nga 1 ose 2 deputetë!

Partitë shqiptare të apostrofuara në këtë intervistë jo vetëm që nuk kanë reaguar lidhur me pretendimet për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve shqiptarë në njësinë zgjedhore numër 6 por nuk kanë reaguar as për atë që Todorov i VMRO-DPMNE-së u “ka lënë nga 1 apo dy deputetë” në këtë njësi zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button