Tmerr! Në sulmin vetëvrasës në Bagdad, 12 të vdekur

Të paktën 12 persona u vranë ndërsa 15 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë që ndodhi në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në sheshin Aden në lagjen Kazimiyye të Bagdadit e cila kryesisht banohet nga shiitët.

Një zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se në sulmin vetëvrasës humbën jetën të paktën 12 dhe u plagosën 15 persona.

Në vendin e sulmit kanë arritur një numër i madh i ekipeve emergjente mjekësore ndërsa policia irakiane intensifikoi masat e sigurisë në këtë pjesë të qytetit.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Sipas të dhënave të OKB-së nga qershori dhuna në Irak shkaktoi të paktën 2.119 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button