8 ushtarakët që u arratisën në Greqi transferohen në burgun e Athinës

Ballina Bota 8 ushtarakët që u arratisën në Greqi transferohen në burgun e Athinës
ushtaret1
8 ushtarakët që u arratisën në Greqi transferohen në burgun e Athinës
24.07.2016 – 10:060PËLQE
Tetë ushtarakët, të cilët pas pjesëmarrjes në tentativë për grusht shteti në Turqi, u arratisën me helikopter në Greqi, janë transferuar në një burg të largët nga Athina.

Sipas mediave të huaja, ata do të mbahen në Fshatin Olimpik, të cilën e përdorën sportistët gjatë Lojërave Olimpike në Athinë në vitin 2004 e që tani përdoret si qendër policore.

Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se ushtarakët u vendosën në dy qeli me kapacitet 10 persona. Arsyeja pse u dërguan në këtë qendër janë kushtet më të mira të sigurisë dhe jetesës.

“8 ushtarë të dërguar dje në orët e pasdites nga Kavala në Athinë, do të mbahen këtu deri në intervistën e tyre para komisionit për azil politik që do të jetë të mërkurën”, kanë shtuar ata.

Ndërsa në seancën gjyqësore të mbajtur të premten në gjykatën e Aleksandropojës, ushtarakët e arratisur u dënuan me nga 2 muaj burgim për hyrje ilegale në vend. Ky dënim me kusht nuk do të zbatohet nëse këta persona nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër brenda 3 vitesh.

Sipas medoave greke, ndalimi i ushtarakëve do të vazhdojë në përputhje me vendimin administrativ deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil. Parashikohet që vendimi për kërkesën e ushtarëve për azil, ekstradimin e të cilëve ka kërkuar Turqia, të merret brenda 3 javëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button