Juventusi i shënon nga mesi i fushës skuadrës së Berishës

Juventusi arriti të marrë vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Melbourne Victory e vlefshme për International Champions Cup, por goli i realizuar nga bardhezinjtë ishte më të vërtetë spektakolar.

Autori i golit ishte 20 vejçari Blanco Moreno, i cili e ndëshkoi portierin e skuadrës australiane nga mesi i fushës. Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 0-0 deri në minutën e 58 kur Moreno lëshoi një goditje fantastike në drejtim të portës pas pa daljen e portierit duke e dërguar topin në rrjetë.

Goli ishte i jashtëzakonshëm, por megjithatë 20-vjeçari nuk arriti të jepte fitoren bardhezinjve, pasi në Melbourne Victory barazoi 7 minuta para përfundimit të ndeshjes me Ingham. Për Victory në këtë ndeshje u aktivizua edhe shqiptari Bestart Berisha, i cili nuk arriti të shënonte.

Në gjuajtjen e penalltive ishin australianët që u treguan më të saktë, duke i mposhtur kampionët e Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button