Dua Lipa, vjen me koncert në Tiranë

Kemi pritur shumë kohë që një vendim i tillë të konfirmohej dhe më në fund çdo gjë është zyrtare, Dua Lipa vjen në Tiranë.

Më datë 9 gusht Dua do të jetë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ku do të performojë në një koncert bamirësie, hyrja e së cilës bëhet falas pa bileta.

Pak orë më parë, ajo ka postuar në profilin e saj të “Instagram”-it se më 10 gusht do të jetë e pranishme në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” ku gjithashtu hyrja do të jetë falas.

Dua na tregon se ndjehet shumë e lumtur dhe e emocionuar që  do të gjendet pranë nesh dhe se është gati të na argëtojë me muzikën e saj. Në fund ajo na përshëndet duke na thënë “Shihemi së shpejti Tiranë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button