Turqi: Arrestohet nipi i Gylenit

Në valën e arrestimeve nga qeveria turke, në pranga ka përfunduar edhe nipi i Fetullah Gylen, Muhammet Sait Gulen.

Lajmin e kanë bëtë të ditur mediat shtetërore në Turqi. Muhammet Sait Gylen u arrestua me urdhër të prokurorit shtetëror.

Ende nuk dihet akuzat e ngritura ndaj tij, ndërkohë që arrestimi vjen në valën e arrestimeve të shumta që pas grusht shtetit në tentativë mbrëmjen e 15 korrikut.

Më shumë se 10 mijë persona janë arrestuar e mbi 50 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra nën dyshimin se janë të lidhur me Gylenin që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button