Shënohet dita e Microsoftit kushtuar sektorit të OJQ-ve

Zyra lokale e Microsoft Maqedoni, së bashku me Fondacionin Metamorfozis, organizuan ditën e Microsoftit kushtuar sektorit të OJQ-ve “Bëhuni iniciator i ndryshimeve”.

Ngjarja është hapur nga Stefan Plavjanski, menaxher gjeneral i Microsoft Maqedoni dhe Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorfozis.

 “Bashkëpunimi me Mikrosoftin në këtë ngjarje paraqet vazhdimësinë e përpjekjeve të Metamorfozis për ti ndihmuar organizatat joqeveritare në përdorimin e teklologjive të reja, me qëllim që në mënyrë sa më efikase të realizojnë misionin e tyre. Njëkohësisht, ngjarja nesër me donacionin e softuerit është njëfarë rrumbullaksimi i punës të cilën e ka bërë me vite Metamorfozis me trajnimet dhe mentorimet e OJQ-ve” tha Bardhyl Jashari.

Dita e Microsoft kushtuar sektorit të OJQ-ve do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar që nëpërmjet programeve interaktive t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të TIK-ut, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofron Microsofti nëpërmjet programit Youthspark dhe aplikacioneve për sajber-grante. 

“Mikrosoft në vitin fiskal të 2013 ka donuar softuer me vlerë reale të tregut prej 795 milion dollarëve në më shumë se 70 mijë organizata joprofitabile në botë, ndërsa Mikrosoft Maqedoni në vitin fiskal 2013 ka dhuruar softuer me vlerë prej 320 mijë dollarëve, më shumë se 600 licenca”, deklaroi Vlora Ademi, menaxher programacioni në Majkrosoft për Maqedoni dhe Kosovë.

Përfaqësuesit e pranishëm të sektorit qytetar diskutuan rreth përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale për arritjen e prezencës më të mirë onlajn dhe për të qenë në dispozicion të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button