Zyrihu pret oferta konkrete për Sadikun

Armando Sadiku për momentin nuk do të lëvizë nga Zyrihu. Pavarsisht interesimit të shumë klubeve për sulmuesin e kombëtares shqiptare, ofertat konkrete mungojnë dhe të hënën 25-vjeçari nga Elbasani pritet të zbresë rregullisht në fushë me skuadrën e trajnerit Uli Forte në sfidën e javës së parë të kategorisë së dytë zvicerane, me Zyrihun që do të ketë përballë Winterthur.

Së fundmi është folur për një kalim të mundshëm të Sadikut te Gallatasaray, por shuma e lartë që varion nga 7,5 deri në 9,5 milionë Euro që kërkon presidenti i Zyrihut Ancillo Canepa për ta lënë të lirë lojtarin ka frenuar drejtuesit e Gallatasaray-it të bëjnë një ofertë konkrete për autorin e golit të vetëm të Shqipërisë në Euro 2016-të, transmeton Supersport.

Një nga drejtuesit e Zyrihut Thomas Bickels edhe pse nuk i mbylli dyert largimit të Sadikut në një intervistë për mediat zvicerane bëri me dije se aktualisht oferta konkrete për lojtarin nuk ka dhe ai do të luajë në javën e parë të Challenge League. Nëse do të ketë ne do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha skuadrat e interesuara për lojtarin shtoi më tej Bickels. Mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit shqiptar, për momentin e vetmja gjë që mund të thuhet se Sadiku do të luajë me Zyrihun në ndeshjen e parë sezonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button