MPJ e Kosovës, familjeve të viktimave në Mynih: Lidhuni me konsullatën për marrjen e trupave

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka deklaruar se konsullata në Mynih po meret me anët teknike të përcjelljes së trupave të tre viktimave të masakrës së djeshme.

MPJ thekson në deklaratë se që nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë.

Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih

Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë.

MPJ dhe Ambsada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme, thekson deklarata, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button