Gostivar, inaugurohet rruga e asfaltuar prej 1.4 km në fshatin Balindoll

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani dhe funksionarë të tjerë, bashkë me banorët lokal inauguruan rrugën e asfaltuar në fshatin Balindoll.

Bejta njoftoi që rruga e asfaltuar është e gjatë 1.4 km, e gjerë katër metra kurse vlera e inestimit është rreth 8 milion denarë.

“Rruga është ndërtuar në afatin e paraparë dhe me kushte bashkëkohore. Firma realizuese e cila është nga Gostivari, ka bërë edhe punë ta paparapara në tender me qëllim që rruga e ndërtuar të jetë më e qëndrueshme. Para asfaltimit të rrugës, me qëllim që të përmbyllet punimet për afat më të gjatë, bëmë edhe riparimin e rrjetit të kanalizimit. Për një kohë më të gjatë nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje në sistamin nëntoksor të kanalizimit dhe nuk do të bëhet prerja e asfaltit. Rruga është e një rëndësie të veçantë sepse është rrugë kryesore dhe që lidh fshatin Balindoll me qytetin dhe vendbanimet përreth. Uroj që ky investim tu shërben banorëve të fshatit Balindoll dhe qytetarëve të Gostivarit që çdo ditë frekuentojnë këtë rrugë. Dëshiroj të falënderoi banorin e fshatit Balindoll, Mislim Selami i cili ndau pjesë nga prona e tij  me qëllim që rruga të zgjerohet dhe të bëhet më mirë”, tha mes tjerash kryetari Nevzat  Bejta, i cili po ashtu u shpreh se projektet ende nuk kanë përfunduar për fshatin Balindoll, sepse, punë do të ketë sa të jemi gjallë.

“Nuk bëhet fjalë se mua më duket kjo rrugë, rruga u duhet gjeneratave të reja prandaj vendosa që një pjesë të pronës ta vendos në shërbim të zgjerimit të rrugës. Ishte një pjesë me rrezik prandaj vendosa ta liroj vendin. Falënderoj zotëri Bejtën për investimin e realizuar në fshatin tonë. Rruga vërtetë u bë shumë e mirë”, tha banori i fshatit, Mislim Selami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button