Profili i vrasësit në Mynih, zbulohen motivet, policia thotë ska lidhje me radikalizëm islam

Policia gjermane ka bërë të ditur se vrasësi i nëntë personave ishte një student i fiksuar pas armëve, ndërsa nuk ka pasur lidhje me grupin e Shtetit Islamik.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve në dhomën e tij kishin gjetur copa të prera gazetash, ku kishte artikuj të titulluar “Pse vrasin studentët”. Vrasësi i lindur në Mynih kishte një pistoletë dhe 300 fishekë, raportojnë mediat e huaja.

Policia thotë se i armatosuri ka qenë në kujdesin psikiatrik, duke marrë trajtim për depresion. Policia ka gjetur dokumente dhe libra në apartamentin e sulmuesit të Munichut që kanë të bëjnë me vrasjet.

Një nga to është ajo e autorit Peter Langman me titull: “Pse fëmijët vrasin – Brenda mendjeve të vrasësve të shkollave”, transmeton arbresh.info. Gjatë kërkimit që u bë në banesën e Ali Sonboly nuk u gjet asnjë indikator që ai kishte lidhje me ndonjë grup të radikalizuar.

coc1fqcw8aadybv_1469271713-2740126“Bëhet fjalë për një atentator të formuar vetë, që vuante nga kriza depresive, i shtruar në vitin 2012 pasi kishte pësuar akte dhunë. I ishte nënshtruar terapisë psikiatrike, kuruar për depression”- ka shpjeguar prokurori Monaco Thomas Steinkraus-Koch.

Emri i tij nuk rezulton të jetë i panjohur për policinë. Ai ishte viktimë e dhunës në 2010, kur ishte rrahur nga 3 djem. Në 2012 ishte viktimë e një vjedhjeje.

Në komodinë iu gjet një libër “Pse studentët vrasin”. Burime nga Dpa raportojnë se vrasësi kishte probleme shkollën, pasi të premten nuk kishte arritur të kalonte një një provim final.

Sipas të njëjtit burim vrasësi kalonte orë të gjata në kompjuter, adhuronte lojërat me të shtëna e vrasje, madje kishte shprehur edhe admirim për autorin e masakrës në Ëinnenden, në 2009, kur një student vrau në shkollë 15 nxënës.

 

13835601-10157142145935335-357570732-o_1469271789-3304582

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button