MPJ për Portalb: Nuk ka info për të lënduar ose viktima nga Maqedonia në Mynih

“Tani sa kontaktova me autoritet gjermane dhe ata më konfirmuan se në mesin e të lënduarve dhe të vrarëve nuk ka informacione për asnjë shtetas nga Maqedonia”, tha për Portalb zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Boro Mirçveski, pas sulmit të djeshëm terrorist në Myhin të Gjermanisë, ku një i ri 18 vjeçarë vrau mbi 9 persona.

Mirçveski tha se MPJ është në kontakt të vazhdueshëm e autoritetet gjermane, ndërkaq bëri apel që të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Gjermani, për të gjitha çështjet në lidhje me sigurinë e tyre mund të paraqiten në përfaqësitë diplomatike – konsulare të RM-së:

Personi për kontakt: Blerta Sali

Telefoni mobil: +4917630635087

Adresa: Brienner Straβe 56, 8033 Munchen

E-posta: [email protected]

Njëkohësisht, MPJ shprehë dhimbje të thellë për familjet e të gjithë të lënduarve dhe të vrarëve në sulmin e djeshëm në Mynih. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button