Mungesa e gjumit vret qelizat e trurit, më të rrezikuar ata që punojnë me turne

Mungesa e gjumit mund të jetë më serioze nga sa është menduar më parë, duke shkaktuar humbje të qelizave të trurit.

Te minjtë, mungesa e zgjatur e gjumit çoi në vdekjen e 25% të qelizave të trurit. Nëse e njëjta gjë është e vërtetë edhe për njerëzit, do të jetë e kotë të përpiqemi të plotësojmë gjumin e humbur

Ky studim u bë me minjtë e laboratorit, të cilët u mbajtën zgjuar – një mënyrë për të riprodhuar mungesën e gjumit, që është e zakonshme në jetën moderne, përmes turneve të natës dhe orëve të gjata në zyrë.

Ekipi i Universitetit të Pensilvanisë studioi qeliza të caktuara të trurit, që përfshihen në ruajtjen e vigjilencës. Pas disa ditësh me gjumë të ngjashëm me atë të punonjësve të natës – tre ditë turne nate, me vetëm katër ose pesë orë gjumë në 24 orë – minjtë humbën 25% të qelizave të trurit.

Kërkuesit thonë se kjo është e dhëna e parë që mungesa e gjumit mund të shpier në humbjen e qelizave të trurit. Mirëpo duhet ende punë për të zbuluar nëse njerëzit që bëjnë gjumë të pakët janë në risk për dëmtime të përhershme.

Ka të dhëna se mungesa e gjumit mund të shpier në dëmtime të pakthyeshme. Kërkuesit e konsiderojnë shumë të nevojshme studimin e kujdesshëm të njerëzve. Një mënyrë mund të jetë ekzaminimi i trurit të punonjësve që punojnë me turne, pas vdekjes së tyre, për të dhëna mbi humbjen e qelizave.

Shkencëtarët mendojnë se një ditë do të jetë e mundur të zhvillojnë një ilaç për ta mbrojtur trurin nga efektet anësore të humbjes së gjumit. Ata besojnë se mund të shpiket një ilaç që mbron qelizat e trurit, duke prodhuar një kimikat natyror të përfshirë në ripërtëritjen e gjumit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button