Italia shpëton 2000 emigrantë brenda 48 orëve

Autoritetet italiane thonë se kanë shpëtuar më tepër se 2000 emigrantë ilegalë, shumica nga Afrika e Veriut, në brigjet e Siçilisë, në 48 orët e fundit. Zyrtarët thanë se emigrantët arritën me 13 varka të tejmbushura.

Varkat ishin të mbushura me burra, gra dhe fëmijë nga Eritrea dhe Somalia. Shumica u shpëtuan nga marina italiane dhe ekuipazhet e rojeve bregdetare. Trafikantët që organizojnë kalime të brigjeve me varka nga vende si porti i Libisë, duket se kanë shfrytëzuar motin e mirë dhe të qetë, thotë korrespondenti i BBC në Romë. 

Njoftimi doli një ditë pasi 500 njerëz u larguan nga enklava spanjolle në Afrikën Veriore, Melilla. Si përgjigje, qeveria spanjolle ka dyfishuar numrin e forcave të sigurisë atje. Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të vijnë në Europë përmes Spanjës dhe Italisë. Shumë prej tyre që e kanë udhëtimin të rrezikshëm vijnë nga Eritrea dhe Somalia./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button