Konfirmuar: Tre të rinj shqiptarë të vrarë në sulmin terrorist në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës bën të ditur se Konsullata e Kosovës në Mynih konfirmoi mëngjesin e sotëm me policinë gjermane dhe familjarët, se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i djeshëm në qendrën tregtare në Mynih.

Në një njoftim për shtyp MPJ sqaron se nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë. Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë.

Viktimat janë Sabina Sula, Armela Segashi, ndërsa i treti është 21-vjeçari Dijamant Zabërgja. Të tretë nuk kanë mundur të iu mbijetojnë plagëve pas sulmit që bëri 18 vjeçari.

Sabina, Dijamanti dhe Armela- viktimat
Sabina, Dijamanti dhe Armela- viktimat

LEXO: Babai i Dijamantit del në vendin ku iu vra djali, në duar ka foto e tij (Foto)

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar me prejardhje iraniane, i cili jetonte në Mynih.

LEXO: Profili i vrasësit në Mynih, zbulohen motivet, policia thotë ska lidhje me radikalizëm islam

Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

Një operacion i gjërë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” ishte kryer nga tre persona, por më vonë policia gjermane tha se autori kishte vepruar i vetëm.

LEXO: Si në filma, momentet e ndërhyrjes së policisë në Mynih (VIDEO)

Të shtënat nisën në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

LEXO: Momenti kur sulmuesi qëllon me armë jashtë qendrës tregtare në Mynih (VIDEO)

Pas sulmit, sistemi i transportit në kryeqytetin bavarez u pezullua, ndërsa stacioni qendror hekurudhor u evakuuar. Disa orë më vonë transporti publik u rihap sërish. Me mijëra persona mbetën të bllokuar pas gjendjes së emergjencës duke mos pasur mundësi të rikthehen në shtëpitë e tyre u është ofruar strehim nga banorët vendës.

Biseda e vrasësit me një qytetar (Transkripta)

Reddit ka publikuar transkriptën e bisedës mes vrasësit të Mynihut dhe një qytetari, i cili ato momente ishte në ballkon. 18 vjeçari, gjermano-iranian thuhet se i ka thënë atij se për 7 vite ishte i ngacmuar dhe i shtypur dhe tani ka një armë që do të vrasë.

Njeriu në ballkon: Ti je një gomar

Vrasësi: Për shkak teje unë isha i ngacmuar dhe i shtypur për 7 vite.

Njeriu në ballkon: Ti je person abuzues

Vrasësi: Dhe unë tani do ta blejë një armë për të të qëlluar ty

Njeriu në ballkon: Një armë! Pir…! Koka jote duhet të pritet

Njeriu në ballkon fillon të bërtasë: Ai e ka një armë, ai e ka një armë

Njeriu në Ballkon fillon ta ofendojë terroristin për prejardhjen e tij iraniane dhe i thotë dikujt tjetër: Thirreni policinë, ky person e ka një armë.

Vrasësi: Unë jam gjerman.

Njeriu në Ballkon: Ti je një abuzues

Vrasësi: Unë jam rritur këtu, me përfitimet e Gjermanisë për të papunës

Njeriu në Ballkon: Trajtimi që ju nevojitet juve është psikiatri.

Vrasësi: Si është faji im, nuk kam bërë asgjë në klasën e 5 . Ju lutem mbylleni gojën zotëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button