Këngëtarja shqiptare arrestohet pasi iu gjetën në çantë lëndë narkotike

Valbona Xeka, 41 vjeç, e cila njihet si këngëtare është arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës për mbajtje të lëndës narkotike Cannabis Sattiva. Pas kontrollit të ushtruar në kufi, në automjetin tip “Mercedez- Benz” me targë AA181ET, u gjendën 12 gram hashash në çantën e saj personale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Këngëtarja me origjinë nga fshati Kameras i Fushë Krujës është bërë e njohur përmes këngëve të saj solo, por edhe në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button