Hamilton godet parmakun gjatë stërvitjes për Çmimin e Madh të Hungarisë

Lewis Hamilton ka kaluar pa dëmtime, pasi makina e tij u përplas me parmakun gjatë stërvitjes së dytë për Çmimin e Madh të Hungarisë, të premten.

Pas përplasjes Hamilton ishte në gjendje që të drejtojë bolidin e tij deri në boks, ndërsa pas kontrollit mjeksor ai u kthye në garazhin e ekipit të tij.

Nga Mercedes thanë se makina Hamilton duhej të çmontohej plotësisht për të kontrolluar detaisht dëmtimet e shkaktuara, duke shtuar me shaka se “duket se është shumë i mirë në kërcim”.

Hamilton, i cili ishte më i shpejti në trajnimin e parë të premten në mëngjes, ai kishte kohën më të mirë edhe në trajnimin e pasdites para aksidentit. Pas kësaj, kohën e tij e tejkaloi shoku i skuadrës Nico Rosberg nga Mercedes.

Rosberg kryeson kampionatin e përgjithshëm të Formula 1 me 168 pikë, me një pikë më shumë se Hamilton. Deri më tani, janë mbajtur dhjetë nga 21 gara të kampionatit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button