Zaev: Marrëveshja para së gjithash e volitshme për qytetarët e Maqedonisë

Marrëveshja të cilën e arritën partitë politike, mbi të gjitha është e volitshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe paraqet dalje nga kriza politike. Për LSDM­-në kjo marrëvshje është e volitshme sepse i siguruam hapat për përmbushjen e së paku dy kushteve, rregullimit minimal të mediave përmes formimit të trupit ad­hok, por edhe për pastrimin e mëtejmë të Listës zgjedhore aq sa është e mundur, ka deklaruar sot në Strumicë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili mori pjesë në seancën e Këshillit.

Ai pret që këto dy faza do të sigurojnë parakushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike. “Me këto dy faza presim raportim të balancuar të mediave, presim respektim të standardeve profesionale, kodeve etike, mospërhapje të urrejtjes nga ana e mediave në Maqedoni. Njëkohësisht procesin të cilin KShZ duhet ta përfundojë në 30 ditët e ardhshme, dhe të cilin duhet ta konfirmojmë ne katër liderët e partive, dhe ta publikojnë Listën përfundimtare zgjedhore e cila nuk do të ketë 1.813.000 ose 1.804.000, por do të ketë midis 1.550.000 dhe 1.580.000 votues.

Me këtë tërësisht përjashtohet mundësia për t’u keqpërdorur votuesit në procesin zgjedhor të cilin e siguron vullneti i lirë i qytetarëve”, tha Zaev. Lideri i LSDM­së vlerëson se qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme do ta tregojnë udhërrëfyesin pas së cilit do të shkojë Maqedonia.

I pyetur për kritikat të cilat mbërrijnë në adresë të LSDM­së për marrëveshjen e arritur, Zaev u përgjigj se kur ka negociata duhet të gjitha palët të lëshojnë pe për të mirën e qytetarëve dhe ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button