Ibrahimoviç: Pogba është i shtrenjtë, por unë do ta paguaj …

Përforcimi i ri, Zlatan Ibrahimovic e ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i ndihmuar Manchester Unitedit në realizimin e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Ai ka thënë se shitjet e fanellave të tij do të mjaftojnë që “Red Devils” të kompensojnë mbi 100 milionë eurot e planifikuara për t’u shpenzuar në blerjen e futbollistit francez.

“Kam dëgjuar se Pogba është shumë i shtrenjtë”, deklaroi Ibrahimovic për mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, shitja e fanellave të mija do të mjaftojnë për ta blerë Pogban”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button