Naumov: Euro – obligacioni i ri e fut Maqedoninë në skllavëri borxhi

Republika e Maqedonisë të martën dha euro-obligacion prej 450 milionë euro me normë interesi vjetore prej 5.625% për 7 vjet. Për Ministrinë e Financave këto kushte janë të mira, duke e pasur parasysh gjendjen e komplikuar politike në vendin ndërkaq nga ana tjetër, opozita përsëri paralajmëron në publik se dhënia e euro-obligacionin është e paligjshme dhe se ajo do të jetë lëndë kontestuese, siç thonë ata kur të vijnë në pushtet, njofton Portalb.

Ish zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Financave në Qeverinë Teknike, thotë se euro-obligacioni që është dhënë atë normë interesi është e paligjshme dhe se ajo ka pasur mundësi të ishte edhe më e ulët.

“Norma e interesit do të ishte më e vogël sikur pushteti t’i kishte lexuar ligjet dhe e njëjta do të ishte dhënë në parim sikur në vitin 2015. Atëherë norma ishte 5.125. Ashtu siç njoftoi “Rojters” kamata kap vlerën prej 5.5%. Nuk guxojmë të harrojnë se pas dhënies së euro – obligacionit vitin e kaluar, në shkurt ë këtij viti “Standard” dhe “Purs” dolën me projektim negativ për rejtingun kreditor të Maqedonisë i cili momentalisht është BB-“, shprehet Naumov.

Naumov shton se normën e interesit do ta paguajnë qytetarët, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, vetëm për këtë euro – obligacion, siç shpjegon ai, qytetarët do të paguajnë plot 400 milionë euro, transmeton Portalb.

Sipas Naumov, ajo çfarë është më e mistershmja ka të bëjë me qëllimin e shfrytëzimit të këtyre parave.

“Me këtë obligacion ky pushtet drejtpërdrejt e fut shtetin në skllavëri borxhi, borxhi publik vazhdimisht po rritet dhe për momentin ai arrin vlerën prej 5 miliardë euro”, shton Naumov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button