Samsung fillon ‘luftën’ edhe me Huawei

Samsung Electronics Company ka paditur prodhuesin kinez të telefonëve të mençur Huawei, për shkak të siç thuhet, shkeljes mbi gjashtë patentë të saj.

Kompania jugo-koreane njoftoi të premten se ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore në mënyrë që të mbrojë pronësinë e saj inelektuale përkundër përpjekjeve që kjo të zgjidhet përmes marrëveshjes reciproke.

Samsung nuk ka njoftuar se ku është parashtruar padia mirëpo mediat e Koresë së Jugut thonë se padia për shkelje të patentit është bërë në Pekin dhe kap vlerën prej 10.8 milionë euro.

Në maj të këtij viti Huawei parashtroi në Kinë dhe SHBA një padi kundër Samsung-ut me pretekstin se ka shkelur 12 patente për telefona celularë dhe rrjete.

Samsung dhe Huawei janë dy prodhuesit më të mëdhënj të telefonave trë mençur me sistemin operativ Google Android.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button