Boleslav pa Milan Barosh-in e Liverpulit kundër Shkëndijës

Pas Krakovias së Polonisë para djemve ‘kuqezi’ u dorëzua edhe Neftçi nga Baku i Azerbajxhanit. Dy ekipe të favorizuara që sigurisht ekipe që i ishin gëzuan shortit që përballë kishin një Shkëndijë, që ndoshta për ta ishte anonime por që në fakt tregoi se favorizimi në letër është i kotë. Shkëndija e entuziazmuar nga kalimi i raundit të parë me dy fitore përballë Krakovias, vazhdon të jetë e pamposhtur në dy edicionet e fundit të Ligës së Evropës, pasi mbrëmë fitoi 1:0 edhe Netçin.

Kundërshtari i radhës është skuadra çeke Mlada Boleslav, për të cilën ekip mësojmë se nuk ka ndonjë histori të madhe në kampionatin vendor, e që deri më tani e gjitha që ka fituar janë dy tituj të Kupës, të parin e kishte fituar në sezonin 2010/11 dhe të fundit sezonin e fundit 2015/16. Ekipi sezonin e fundit e ka mbyllur në pozitën e katërt në tabelë. Sezonin 2007/2008 Mlada Boleslav arriti të kualifikohet në Grupin C të Ligës së Evropës, ku për kundërshtarë kishte Villarealin, Elfsborgun, AEK Athinë dhe Fiorentina, ku përfundoi e katërta në grup me vetëm një fitore ndaj Elfsborgut.

Por skuadra e Mlada Boleslav ka treguar formë të mirë në ndeshjet kontrolluese që ka luajtur gjatë fazës së përgatitjeve që kishte në Austri. Çekët kanë luajtur tri ndeshje, ku fillimisht kishte pësuar disfatë nga hungarezët e Pushkash FC – me rezultat 2:1, më pas ka shënuar fitore 3:1 ndaj ekipit gjerman që luan në Bundesliga 2 FC Heidenheim dhe në ndeshjen e  fundit e ka mundur skuadrën turke Bursaspor me rezultat 3:2.

Futbollist më të mirë të skuadrës cilësohen Vukadinoviç, Rada, Hulka, Prikryl, Magera, Kalabishka dhe Vodhanel. E mira e Shkëndijës është se pikërisht në fund të sezonit të kaluar ka përfunduar kontratën me Mlada Boletslav futbollisti i njohur çek, Milan Barosh, i cili ka kaluar në radhët e Slovan Liberac. Të përkujtojmë se Barosh ka luajtur në shumë ekipe të mëdha evropiane, si Liverpul, Aston Villa, Lion, Gallatasaraj etj.

Skuadra çeke ndeshjet e saja i luan në stadiumin “Adidas Arena”, që ka kapacitet prej 5500 ulëseve në qytetin Mlada Boleslav. Ndeshja e parë Shkëndija – Mlada Boleslav luhet në stadiumin “Filipi II” në Shkup në 28 Korrik dhe një javë më pas në Çeki. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button