Marrëveshja e Përzhinës 2, ja në cilat kushte nuk do të vlejë

Marrëveshja e cila dje u arrit nga partitë, nuk do të vlen nëse më 31 gusht vlerësohet se kushtet të cilat janë shumë precize nuk plotësohen, pohojnë për analizën e Nova dhe Portalb burime nga negociatat.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015

Nëse plotësohen kushtet zgjedhjet do të mbahen, nëse nuk plotësohen, atëherë do të organizohen negociata të reja, pohojnë burimet. Ajo që dallon nga negociatat e deritanishme të partive është se fokusi nuk është i vendosur në datën e zgjedhjeve, por në plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

LEXO: Maqedoni, të gjitha datat dhe afatet e marrëveshjes së re (Vizualizim)

Sipas burimeve nga negociatat, ekzistojnë garanci të dhëna nga partitë se Prokuroria Speciale do të mbijetojë pavarësisht se çfarë vendimi do të sjellë Gjykata Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e saj.

Mesazh për Gjykatës Kushtetuese që mos ta revokojë PS-në

Marrëveshja ndërmjet partive paraqet mesazh për Gjykatën Kushtetuese mos ta revokojë Prokurorinë Speciale-në për arsye se edhe nëse e revokon, procedura e tillë nuk do të ketë efekt, komenton për NOVA Svetomir Shkariq.

Nëse Gjykata Kushtetuese merre vendim se Ligji për Prokurorinë Speciale ose pjesë të ligjit nuk janë në përputhje me Kushtetutën, Marrëveshja e Përzhinës dërgon mesazh se hapi i tillë nuk do të ketë efekt dhe vetëm do ta komplikojë gjendjen, thotë profesori Shkariq.

Një nga dispozitat e marrëveshjes së arritur mbrëmë nga partitë politike, që ka të bëjë me Prokurorinë Speciale, shkaktoi ngatërrime në opinion rreth asaj se çfarë në fakt janë marrë veshtë partitë lidhur me funksionimin e PS-së.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim se Ligji për Prokurorinë Speciale ose pjesë të ligjit nuk janë në përputhje me Kushtetutën, katër partitë janë obliguar që ta harmonizojnë Ligjin me vendimin e Gjykatës dhe përsëri ta themelojnë Zyrën sipas këtij vendimi, brenda pesë ditëve. Efikasiteti, shtrirja dhe objektivat e PS-së  duhet të ruhen”, shkruan në këtë marrëveshje.

Profesori Svetomir Shkariq, thotë se kjo dispozitë paraqet mesazh se PS-ja duhet të mbështetet në vend se të pengohet.

“Me fjalë tjera, nëse Gjykata Kushtetuese e revokon PS-në, ky vendim nuk do të ketë as një efekt. Pas revokimit, do të pësoj ligj i ri dhe pasiguri të reja, pasi që Gjykata Kushtetuese mundet në mënyrë të pakufizuar ti përcjellë dhe vlerësoj të gjithë aktet ligjore. Një sjellje e tillë negative ndaj PS-së nuk mund të mbetet pa pasoja negative edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese”, thotë Shkariq.

Ai thotë se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta revokojë PS-në pasi që duhet të ketë parasysh edhe për dimensionin politik, gjegjësisht pse është themeluar kjo prokurori.

“Për themelimin e këtij institucion janë pajtuar katër partitë politike dhe shumica e Parlamentit me 111 vota, që paraqet shumicë më e madhe se sa ajo me të cilën është miratuar Kushtetuta në vitin 1991. Edhe nëse vendosin që këtë iniciativë ta vejnë në rend dite, këtë herë nuk d të munden ti ikin opinionit, e tu ikin ekspertëve”, thotë Shkariq.

Skepticizëm i madh për përparësitë që i sjellë kjo marrëveshje

Marrëveshja ndërmjet partive për dalje nga kriza politike e cila u arrit mbrëmë nuk has në kënaqësi të madhe tek një pjesë të analistëve, partive më të vogla dhe opinionit.

Marrëveshja nuk përmban themelim të departamentit special në kuadër të Gjykatës Penale e cila do ti shqyrtojë lëndët e PS-së, propozim për të cilin në opinion spekulohej se është vendosur në tavolinë.

Andrej Stojkovski, nga Qendra e Maqedonisë për Arsim Evropian thotë se marrëveshja është e keqe,  por është marrëveshja më e mirë cila mundej të arrihet.

“Ka shumë gjëra që pritej nga opinioni dhe ndoshta i dëshironte në formë tjetër, por dy momente janë kyçe: fakti se ka datë precize për plotësimin e pjesës më të madhe të obligimeve është i mirë dhe fakti se nuk ekziston datë të papërcaktuar për zgjedhjet do të thotë se barra tani është tek VMRO-DPMNE, të shpjegojë pse ik nga zgjedhjet nëse të njëjtat anulohen”, thotë Stojkovski.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të relaksohen dhe duhet të vazhdojnë me përcjelljen e ngjarjeve. “Duhet të vazhdojnë kërkesat për funksionimin e PS-së, për përpunimin e lëndëve të PS-së dhe të sigurojë përgjegjësi nga të gjithë shkelësit e ligjit”, thotë Stojkovski.

Pavle Trajanov nga Unioni Demokratik i Maqedonisë thotë se marrëveshja nuk garanton reforma në sferat kryesore të cilat janë të rëndësishme për krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Nuk ka as një reformë në sistemin e gjyqësisë si dhe në sistemin e sigurisë, nuk ka reforma në mediat, lista e votuesve nuk është e pastruar që do të thotë se problemet mbeten. Nuk ka reforma për depolitizimin e institucioneve shtetërore ndërsa Maqedonia akoma përbëhet nga gjashtë njësi zgjedhore, në vend që të përbëhet nga një njësi. Nuk ka garanci se pushteti është i përgatitur të bëjë diçka që ti ndryshojë kushtet për zgjedhje demokratike”, deklaroi Trajanovi.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot u shpreh se nuk do të merre pjesë në konsultimet partiake me organizatat e gazetarëve për themelimin e ad-hok trupit i cili do ta monitorojë raportimin e mediave.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani, marrëveshja edhe më shumë e partizon sistemin mediatik dhe për këtë arsye Shoqata nuk do ti jep legjitimitet marrëveshjes.

Të gjithë hollësirat lidhur me marrëveshjen mund ti gjeni në linkun në vazhdim.

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button